Nyheter

# Një mbrëmje e bukur mes bizneseve shqiptare në Norvegji 🇦🇱🇽🇰🇳🇴

ALDenne artikkelen finnes bare på albansk.

24\. november 2026

![](https://nabn.no/_astro/IGzaWrqQxzxJiwL3Z296wbFLEEKQaeN2FJejMHdw_ZILg9n.webp)

Ishte një mbrëmje me atmosferë festive, muzikë dhe argëtim. 🎶 Mbi të gjitha, ishte një mbrëmje me njerëz të mirë, të cilët i bashkon gjuha, prejardhja dhe dëshira për të bashkëpunuar e për të mbështetur njëri-tjetrin. 🤝

Na gëzon shumë fakti që sot ka kaq shumë biznese shqiptare në Norvegji. Përmes rrjetit tonë kemi mundësinë të njihemi, të bashkëpunojmë dhe të kalojmë edhe momente të bukura së bashku.

Falënderojmë nga zemra të gjithë anëtarët, të ftuarit dhe partnerët e tyre për pjesëmarrjen dhe për atmosferën e mrekullueshme që krijuam së bashku. ❤️

Kjo ishte hera e parë që organizuam një festë të tillë. Shpresojmë që në vitet e ardhshme ta kthejmë në një traditë të bukur për të gjithë ne, dhe që të gjithë të keni kaluar po aq mirë sa ne. ✨

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin dhe festat e fundvitit! 🎄

_Me respekt,_   
_Kryesia e NABN_

📸 Dëshironi të shihni më shumë foto nga mbrëmja? [Klikoni këtu](https://www.facebook.com/nabn.no/posts/pfbid029anGhGcq4iL5oYYGSCA98cQvq2Jk4oSD6T12ddwh7MGXhx58gQ5NH8afwMX2w1Qxl) për t'i parë në faqen tonë në Facebook.

Bli medlem

## Bli en del av nettverket

Søk om medlemskap for bedriften din. Styret vurderer søknaden og gir deg svar.

[Søk om medlemskap](https://nabn.no/bli-medlem/)

---

[NABN i korte trekk, med lenker til alle sidene](https://nabn.no/llms.txt)
