REAGIM: Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja

Sot, me datën 21.11.2019, në disa portale është përhapur një shkrim që ka për qëllim njollosjen e “Konventës së Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja” që planifikohet të mbahet në Prishtinë, javën tjetër, saktësisht me datat 25 dhe 26 nëntor, 2019.

Si kryesi e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji, për hire të transparencës dhe kerrektësisë, dëshirojmë të njoftojmë publikun e gjerë se “Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja” është organizim i yni në bashkëpunim me degët e tjera të Evropës, duke përfshirë këtu Gjermaninë, Zvicerrën, Austrinë, Finlandën, Italinë, Slloveninë dhe disa përfaqësues të degëve tjera të Evropës. Ky organizim mbështetët nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe për këtë gjë ju falenderojmë përzemërsisht për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin në koordinimin e deritanishëm për këtë ngjarje.

Individë të caktuar, me qëllime të ulta, që ju ka shkuar koha duke keqpërdor pozitat e tyre zyrtare, në vend që te perdorin energjinë për të bashërenduar kërkesat dhe mirë koordinuar bizneset shqiptare, në vend të punës, po manipulojnë dhe manifestojnë jo-profesionalizëm duke tentuar që të dëmtojnë imazhin e këtij organizimi shumë të rëndësishëm për ndërlidhjen e tregut me vendin amë.

Prandaj, qëllimi ynë si degë e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare është për të bashkëpunuar, koordinuar dhe fuqizuar lidhjen e bizneseve antare duke krijuar hapsirë për shkëmbim idesh dhe takime biznisore (B2B). Në rast se një qëllim i tillë pengon disa ‘individ’ të caktuar, ju njoftojmë që ne nuk do të ndalemi së punuari dhe do vazhdojmë tutje në rrugëtimin tonë për të rrjetizuar dhe fuqizuar këtë platfomë ekonomike.

Me respekt
Flamur Mavraj – Kryetar
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji