Kalo te përmbajtja

Lajme

Ftesë – Kuvendi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji

Të nderuar sipërmarrës të komunitetit shqiptar në Norvegji,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji, një takim i rëndësishëm për të ardhmen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të bizneseve shqiptare në vendin ku jetojmë.

Rend i ditës:

  1. Aktivizimi dhe revitalizimi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji
  2. Zgjedhja e kryesisë së re

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, z. Omer Nura, i cili do të ndajë përvojën dhe vizionin e tij për bashkimin e bizneseve shqiptare në nivel ndërkombëtar.

📅 Data: 15 nëntor 2025
🕓 Ora: 16:00 – 18:00
📍 Vendi: Litteraturhuset, Oslo

Nëse dëshironi të propozoni kandidatë për kryesinë e re, apo të bëheni vetë pjesë e saj, ju lutem na kontaktoni paraprakisht.

Konfirmimi i pjesëmarrjes është i detyrueshëm
🕒 Afati i fundit për konfirmim: 14 nëntor 2025 (+47 458 83 822 - post@nabn.no)

Së bashku mund të ndërtojmë një rrjet të fortë, aktiv dhe përfaqësues që mbështet bizneset shqiptare në Norvegji dhe më gjerë!

Bëhu anëtar

Bëhu pjesë e rrjetit

Apliko për anëtarësimin e biznesit tënd. Kryesia e shqyrton aplikimin dhe të kthen përgjigje.

Apliko për anëtarësim