Kalo te përmbajtja

Lajme

Një mbrëmje e bukur mes bizneseve shqiptare në Norvegji 🇦🇱🇽🇰🇳🇴

Ishte një mbrëmje me atmosferë festive, muzikë dhe argëtim. 🎶 Mbi të gjitha, ishte një mbrëmje me njerëz të mirë, të cilët i bashkon gjuha, prejardhja dhe dëshira për të bashkëpunuar e për të mbështetur njëri-tjetrin. 🤝

Na gëzon shumë fakti që sot ka kaq shumë biznese shqiptare në Norvegji. Përmes rrjetit tonë kemi mundësinë të njihemi, të bashkëpunojmë dhe të kalojmë edhe momente të bukura së bashku.

Falënderojmë nga zemra të gjithë anëtarët, të ftuarit dhe partnerët e tyre për pjesëmarrjen dhe për atmosferën e mrekullueshme që krijuam së bashku. ❤️

Kjo ishte hera e parë që organizuam një festë të tillë. Shpresojmë që në vitet e ardhshme ta kthejmë në një traditë të bukur për të gjithë ne, dhe që të gjithë të keni kaluar po aq mirë sa ne. ✨

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin dhe festat e fundvitit! 🎄

Me respekt,
Kryesia e NABN

📸 Dëshironi të shihni më shumë foto nga mbrëmja? Klikoni këtu për t'i parë në faqen tonë në Facebook.

Bëhu anëtar

Bëhu pjesë e rrjetit

Apliko për anëtarësimin e biznesit tënd. Kryesia e shqyrton aplikimin dhe të kthen përgjigje.

Apliko për anëtarësim