Nyheter
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji me Kryesi të Re!
ALDenne artikkelen finnes bare på albansk.

Mbrëmë, në Shtëpinë e Letërsisë (Litteraturhuset) në Oslo, u mbajt Kuvendi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji, ku u zgjodh edhe kryesia e re.
🤝 Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare në Norvegji dhe atyre në vendlindje.
👥 Të pranishëm ishin mbi 40 biznese, anëtare dhe biznese të reja, të cilat u zotuan të kontribuojnë në një rrjet aktiv, bashkëpunues dhe përfaqësues.
Një faleminderim i madh për z. Omer Nura, Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, i cili na nderoi me pjesëmarrjen e tij dhe ndau me ne historitë e suksesit nga degët e rrjetit në Evropë dhe më gjerë.
Faleminderit gjithashtu edhe për Flamur Mavraj, ish-kryetar dhe organizator dhe udhëheqjen i këtij takimi.




🏛️ Kryesia e re e zgjedhur:
• Rinor Kryeziu – Kryetar
• Hazir Gashi – Nënkryetar
• Kreshnik Qeka – Sekretar
• Agim Thaqi – Anëtar i kryesisë
• Albin Istogu – Anëtar i kryesisë
🎉 Kryesisë së re i urojmë shumë suksese dhe një mandat të mbarë!
Besojmë fort se së bashku do të ndërtojmë një rrjet edhe më të fortë dhe më të dobishëm për të gjithë sipërmarrësit shqiptarë në Norvegji.
🙏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar për Rrjetin e Bizneseve që nga dita e themelimit.
Rruga vazhdon – së bashku jemi më të fortë! 🇦🇱🇽🇰✨