#NABNVistis – SH-Bygg AS

Po vazhdojm punen me vizitat e radhes tek bizneset shqiptare këtu në Norvegji, kesaj here se bashku me ambasadorin e Republikes së Kosovës ( Embassy of Kosovo in Norway), z. Uliks Emra patem kënaqesi të vizitojm biznesin SH-Bygg AS me pronar Hagji Shala.

SH-Bygg AS është një kompani kontraktuese në fushen e ndertimtaris dhe shquhet për kualitet në punen që bën. Qarkullimi vjetor i kompanis është rreth 75 milion NOK (rreth 7.5 milion EUR) në vit dhe ka të punësuar mbi 50 punetor!

Gjatë vizites u njoftuam më në detaje për projektet aktuale dhe vizionin e kompanis. Gjithashtu se bashku me ambasadorin z. Uliks Emra diskutuam dhe mundesin e bashkpunimit për terheqjen e investimeve për në vendlindje.

Është me të vertet kënaqesi kur shef sukseset dhe arritjet e bizneseve shqiptare si rasti i SH-Bygg AS.

Faleminderit SH-Bygg AS dhe Hagji Shala për mikepritjen, nga zemra ju deshirojmë suksese të mëtutjeshme!