Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji, Flamur Mavraj, është takuar në Dubai me Lazim Destanin, biznismenin e njohur shqiptar, i cili zotëron kompaninë Ecolog.
Qëllimi i vizitës ishte shoqëror dhe për të diskutuar mundësinë e të bërit biznes. Në takim u diskutua edhe për ecurinë e punës së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji. Mavraj dhe Destani diskutuan edhe për mënyrat se si të avancojnë bizneset shqiptare në Norvegji.
Lazim Destani është sipërmarrës i suksesshëm, filantrop dhe mbështetës entuziast i popullit shqiptar, në vend dhe jashtë tij. Ai është gjithashtu i njohur për mbështetjen e shumë iniciativave.
Kompania Ecolog është ofrues i shërbimeve të besueshme dhe të integruara, duke mbështetur organizatat ushtarake, qeveritare, humanitare dhe private në operacionet e tyre, kudo, në çdo kohë.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji i uron shëndet dhe suksese të mëtutjeshme z.Destanit.