Kompania anëtare e NABN-së, SH-Bygg blihet nga Fasadgruppen

Kompania suedeze Fasadgruppen e ka blerë kompaninë me bazë në Oslo SH-Bygg, duke përfshirë filialet e saj, SH Tømmer dhe SHBygg Tegl.

Kompania anëtare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji,SH-Bygg me pronar Hagji Shala, është themeluar në vitin 2008 dhe sot ka 43 punonjës.

Në vitin 2020, ata arritën një qarkullim prej afro 74 milionë NOK. Kompania fokusohet në rinovimin e fasadave dhe ballkoneve.

¨Me blerjen e SH-Bygg, Fasadgruppen forcon pozicionin e saj në zonën e Oslos, që deri tani konsiderohet tregu më i madh rajonal në Norvegji. SH-Bygg ka shumë cilësi që ne i vlerësojmë; udhëheqje kompetente, mjeshtëri dhe lidhje të forta lokale¨  deklaroi Johan Claesson, menaxher në Fasadegruppen.

Derisa nga SH-Bygg deklaruan se ata kanë zgjedhur të bashkohen me Fasadgruppen si pjesë e strategjisë së tyre të rritjes dhe zhvillimit.